INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Adelina Ismaili përplaset me këngëtarin e njohur pas nisjes së emisionit të saj “A do gjyq me mua?”

Adelina Ismaili përplaset me këngëtarin e njohur pas nisjes së emisionit të saj “A do gjyq me mua?”

Publikuar më: 15:37 27-10-2020

Adelina Ismaili nisi 2 javë më parë rrugëtimin e ri si moderatore me emisionin e saj “Tetë a tetë me Adelinën”. Të shtunën e shkuar ajo kishte të ftuar Fatmir Limajn për të folur për luftën e Kosovës dhe detaje nga e shkuara e tij. Gjatë intervistës u përmend edhe kënga “Marshi i UÇK-së” kënduar nga Arif Vladi dhe Adelina pretendoi se ky i fundit është paguar për këngën në fjalë.


I menjëhershëm ishte reagimi i këngëtarit të njohur, i cili i mohoi akuzat dhe i kërkoi Adelinës të nxirrte fakte ose ndryshe do ta hidhte në gjyq.

arifi.png
Sot artistja e njohur ka vërteuar se Vladi është sponsorizuar vërtetë për këngën e UÇK-së dhe ka treguar se nuk trembet fare nga kërcënimet e tij për gjyq.

“Mirëmëngjesi Arif Vladi. A po don gjyq me mua? A i ke paguar taksa Kosovës kur je paguar në koncertet që lajmëroheshin si humanitare? Zvicrës? Gjermanisë? Et. Ky është vetëm fillimi. Ju duhet të qëndroni në emisionin ‘Tetë a tetë’ për të kuptuar se kush vërtet jeni. Vërtet ka kaluar koha kur keni shkelur mbi njerëzit e mirë, kur keni shitur të shenjtën. Ama tash faqen ta qnuki pak”, ka shkruar Adelina.

ism.jpg

Se si do të vijojë më tej ky debat nuk dihet, mirëpo “beteja” mes dy këngëtarëve duket se do të vazhdojë gjatë.

Article Logic
Execution time: 0.0039668083190918