INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Adelina Ismaili ngre pikëpyetje për suksesin e Dua Lipës dhe Rita Orës: ''Nuk besoj se do të kishin ‘ndezur’ në Kosovë''

Adelina Ismaili ngre pikëpyetje për suksesin e Dua Lipës dhe Rita Orës: ''Nuk besoj se do të kishin ‘ndezur’ në Kosovë''

Publikuar më: 10:43 09-08-2026

Adelina Ismaili ka folur për rrugëtimin e artistëve shqiptarë drejt tregut ndërkombëtar, duke u ndalur veçanërisht te dy prej emrave më të njohur në muzikën botërore, Dua Lipa dhe Rita Ora.

Gjatë një interviste për Kanal 10, këngëtarja ka dhënë një këndvështrim të saj mbi mënyrën se si pamja dhe standardet estetike ndikojnë në industrinë e muzikës. Ajo tha se, larg skenës dhe imazhit të kuruar, të dyja këngëtaret do të dukeshin si vajza të zakonshme.

“Dua Lipa dhe Rita Ora pa make up, pa flokë të rregulluara, janë të zakonshme”, deklaroi Ismaili.

Sipas saj, suksesi ndërkombëtar i artisteve shqiptare lidhet edhe me mundësitë që ofron tregu perëndimor, ndërsa në Kosovë ato nuk do të kishin domosdoshmërisht të njëjtën hapësirë për t’u bërë të famshme.

“Unë mendoj që vajzat tona më lehtë depërtojnë në Perëndim tani se në Kosovë. Nuk besoj se kishin ‘dhez’ nëse do të kishin ngel këtu me këto standarde që kanë vendos sot”, u shpreh ajo.

Duke folur për veten, Adelina Ismaili theksoi gjithashtu se pas një karriere të gjatë muzikore ndihet se e ka merituar të shijojë jetën dhe të udhëtojë.

“Ndërkohë unë shijoja shëtitjet në Zvicër e Francë. Kam kënduar 40 vjet dhe e meritoj edhe unë të shëtis”, tha këngëtarja.