INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Adam Levine dhe bashkëshortja shtatëzënë përfshihen në një aksident

Adam Levine dhe bashkëshortja shtatëzënë përfshihen në një aksident

Publikuar më: 14:16 19-04-2016
Pjesëtari i grupit Maroon 5, Adam Levine është përfshirë në një aksident.
Këngëtari ka qenë së bashku me bashkëshorten e tij, modelen Behati Prinsloo e cila është katër muajshe shtatëzënë, kur një makinë tjetër i goditi. Çifti ishin duke u larguar nga “Nobu”, restorant në  Malibu kur një Ferrari ngjyrë jeshile përplasi makinën e tyre, Tesla Model X. Si pasojë e këtij aksidenti, u thye vetëm pasqyra e makinës së tyre, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. Jemi të gjithë të gëzuar që çifti i njohur nuk pati dëmtime serioze dhe fëmija është në gjendje  të mirë!
 
Article Logic
Execution time: 0.0039269924163818