INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Abazi shpëton nga i ftohti i rrugës! Sot ai po jeton në strehëz

Abazi shpëton nga i ftohti i rrugës! Sot ai po jeton në strehëz

Publikuar më: 12:20 05-01-2019

I ftohti që ka përfshirë vendin ka detyruar Bashkia e Tiranës të sistemojë në qendrat e saj sociale njerëzit në nevojë dhe në situatë rruge për të përballuar të ftohtin e madh që ka përfshirë vendin. I tillë është edhe rasti i Abazit, një i moshuar i cili është në situatë rruge dhe i braktisur nga familja e tij. Tashmë ai ka një strehë të ngrohtë ndërkohë që është nën kujdesin e vazhdueshëm të punonjësve social të Bashkisë së Tiranës. Menjëherë pas marrjes së informacionit për gjendjen e tij, punonjësit e shërbimit social të Bashkisë së Tiranës kanë marrë të moshuarin dhe e kanë dërguar për vizita mjekësore në QSUT, ku pas stabilizimit të gjendjes është dërguar në qendrën e re sociale “Strehëza”. ku po merr të gjitha shërbimet.

Bashkia e Tiranës ka ngritur në të gjithë qytetin disa qendra sociale ku përveç një vakti të ngrohtë, ata marrin edhe të gjithë kujdesin e punonjësve social si dhe nëse është e nevojshme edhe vizitat mjekësore.

Article Logic
Execution time: 0.0036418437957764