INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A u ‘shit’ ish-ministri? Partia Socialiste reagon pas dorëheqjes së Tahirit

A u ‘shit’ ish-ministri? Partia Socialiste reagon pas dorëheqjes së Tahirit

Publikuar më: 13:52 03-05-2018

Kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla reagoi sot për dorëzimin e mandatit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Balla e konsideroi vendim e Tahirit si krejtësisht personal. "Është një vendim tërësisht personal i Tahirit, e respektojmë tërësisht dhe ripërsëris atë që kemi thënë këtu e 6 muaj më parë, se kjo është një çështje tërësisht mes Tahirit dhe drejtësisë, as e jona dhe as e kësaj opozitë gojështhurur që në çdo rast dhe mundësi gjen argumente për baltën e radhës kundrejt punës së rëndësishme që ka vendi në rrugën drejt hapjes së negociatave. Këta janë në betejë për t’i prishur punë vendit për vendimin e 28 qershorit”, ka thënë Balla. Edhe pse media këmbënguli për të marrë reagim lidhur me akuzat forta të Tahirit të cilat u lëshuan edhe drejt qeverisë, Ramës, Xhafës dhe deputetëve Balla nuk preferoi të fliste me tej për këtë çështje.

Article Logic
Execution time: 0.003364086151123