INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A po vjen fundi i memeve? E vendos Komiteti në PE

A po vjen fundi i memeve? E vendos Komiteti në PE

Publikuar më: 09:56 21-06-2018

Shumë shpejt memet ndoshta do të jenë një e shkuar.

Projektligji aq i diskutuar për të drejtat e autorit në internet, ka marrë miratimin nga deputetët e komitetit përgjegjës në Parlamentin Evropian.Bëhet fjalë pikërisht për memet, redaktimi i fotove për të qeshur dhe përdorime të tjera të cilat nuk do të lejohen më.Në meme përdoren imazhe të njohur dhe trajtohen në mënyra gazmore.

Ligjet e reja mund t'i japin fund miksimit të muzikës, memeve dhe përmbajtjeve të tjera.

Neni 13 mjaft i diskutuar mori 15 vota pro dhe 10 kundër. Sipas këtij neni, ofruesit e platformave duhet të “marrin masa, të sigurojnë funksionimin e marrëveshjes së bërë me mbajtësin e të drejtave për përdorimin në punët e tyre”.

Grupet e të drejtave dixhitale po bëjnë fushatë kundër Copyright Directive, të cilën Parlamenti Europian pritet ta votojnë në korrik.

Ligji synon të mbrojë të drejtat në moshën e internetit.Por kritikët thonë se ai keqkupton mënyrën se si njerëzit ndërveprojnë me përmbajtjen në web dhe rrezikon një censurë të shtuar.

Sipas tyre ndryshimet mund të  shkatërrojnë internetin që ne njohim.Copyright Directive është një përpjekje për të riformuar të drejtën për internetin, në veçanti për ribalancimin e lidhjes mes atyre që kanë këtë drejtë dhe platformave online.

Por kritikët thonë se kjo do të kërkojë që të gjitha platformat e internetit të filtrojnë përmbajtjen e vendosur online nga përdoruesit, çka mendohet të jetë një masë strikte e tepruar për fjalën e lirë. Në bazë të ligjit të ri, teknologji si Google do të kenë mundësinë të përdorin fragmente ose do të duhet të paguajnë licencë për të marrë pjesë të caktuara.

Article Logic
Execution time: 0.0036571025848389