INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A mundet kjo ide ekologjike të zëvendësojë varrimet tradicionale? [VIDEO]

A mundet kjo ide ekologjike të zëvendësojë varrimet tradicionale? [VIDEO]

Publikuar më: 11:46 02-09-2016

Një problem gjithmonë prezent janë varrimet tradicionale, pasi sa vjen e ka më pak vend për të varrosur njerëzit të cilët humbasin jetën çdo ditë.

Situata është problematike kudo, për të cilën janë ofruar zgjidhje alternative. Më e njohura është ajo e varreve murale, shumë e përdorur në perëndim, por ky nuk është i vetmi opsion. Një ide e re inovatore, është jo vetëm e favorshme për të zënë pak vend, por është gjithashtu ekologjike. Fillimisht trupat ngrijnë në nitrogjen të lëngshëm në temperaturën -160 gradë Celsius. Më pas i nënshtrohen një proçesi vibrimi në makineri deri sa të thërrmohen.  Substanca e ngrirë thahet deri sa nga mbetjet të largohet çdo substancë e lëngshme. Pas kësaj i nënshtrohet një tjetër proçesi, këtë herë për të ndarë metalet që mund të gjenden në të. Mbetjet varrosen në një thellësi prej 30 deri në 50 cm. Pas 6 deri në 12 muaj, toka bëhet pjellore dhe në të mund të rriten pemë ose bimë të ndryshme.

Article Logic
Execution time: 0.0038261413574219