INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A mund të na shpëtojë teknologjia nga varësitë?

A mund të na shpëtojë teknologjia nga varësitë?

Publikuar më: 10:29 11-09-2018

Realiteti virtual mund të përdoret jo vetëm për videolojëra, por edhe si një kurë e vërtetë për varësitë si ajo e drogës apo alkoolit.

Instituti Monash i Melburnit ka krijuar një strukturë për studimin e trurit nën stres, duke kombinuar neuroshkencën dhe realitetin virtual me intensitet të lartë për të diagnostikuar dhe për të trajtuar njerëzit që vuajnë nga çrregullime kompulsive pa përdorur ilaçe. Projekti është quajtur BrainPark dhe po jep rezultate të shkëlqyera.

“Realiteti terapeutike virtual, – thonë studiuesit, – paraqet një pikë kthese për sëmundjet mendore. Ai mund të bëjë së bashku mjekun, pacientin dhe zakonet e tij të këqija duke rikrijuar një zonë “të nxehtë” të varësisë që është trajtuar më parë për varësi si ajo nga kanabisi, alkooli, amfetamina apo lojërat e fatit”.

“Në të gjitha varësitë ka një sërë situatash që shkaktojnë “shkëndijën”, që është një aspekt i vështirë në jetën reale, por mund të rikrijohet në praktikën e re mjekësore”.

Për shembull, përmes realitetit virtual, një pacient me një çrregullim obsesiv-kompulsiv të lidhur me pastërtinë mund të testohet duke trajtuar ‘shkëndijat’, duke krijuar papastërti dhe rrëmujë në kuzhinë ose në banjë. Lojtarët e bixhozit mund të testohen me një kopje virtuale të një salle pokeri.

“Ne mund të masim reagimin fiziologjik të trurit të njerëzve drejt aspekteve të ndryshme të lojërave të fatit në një mjedis virtual dhe të shqyrtojmë se cilat aspekte janë më të lidhura me sjelljen e varësisë”, thonë studiuesit.

Tradicionalisht varësitë trajtohen sipas llojit, të tilla si këshillim psikologjik për varësinë nga kumari, transmeton tema. Por kjo nuk funksionon për të gjitha llojet e varësisë. “Ne duam të ofrojmë një qasje të re për të diagnostikuar dhe për të trajtuar varësitë, duke përfituar nga ato që na ofron teknologjia”, thonë studiuesit

Article Logic
Execution time: 0.0037639141082764