INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A mund ta gjeni pse kjo foto po çmend internetin?

A mund ta gjeni pse kjo foto po çmend internetin?

Publikuar më: 13:32 27-07-2016

Në pamje të parë duket si një foto fare e pafajshme e tre vajzave me bikini që po blejnë në një dyqan.

Por pasi t’i hidhni dhe një sy tjetër më të vëmendshmë, do të vini re se një nga vajzat ka shtuar një aksesor paksa të pazakontë për një bukuroshe me bikini. Në kyçin e saj është vendosur një monitor i urdhëruar nga gjykata. Ky lloj monitori vendoset tipikisht në rastet e arresteve të shtëpisë, ku i dënuari nuk duhet të largohet më shumë se një numër i caktuar metrash nga territori i lejuar ku po e kryen dënimin. Fotoja është bërë menjëherë virale duke siguruar plot 95,300 shikime në vetëm dy ditë, bashkë me qindra komente. Personat të ndryshëm shkruan përbri fotos se pavarësisht gabimeve që kjo vajzë ka bërë dhe për të cilat po ndëshkohet, është diçka e bukur që ajo gjithsesi po përpiqet të shijojë jetën.

Article Logic
Execution time: 0.0038440227508545