INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A ka Basha ftesë për tryezën e reformës zgjedhore? Ja si përgjigjet...

A ka Basha ftesë për tryezën e reformës zgjedhore? Ja si përgjigjet...

Publikuar më: 13:37 18-09-2019

Kryetari i Partisë, Demokratike Lulzim Basha ende nuk ka një ftesë zyrtare për tryezën e reformës zgjedhore.

Ai ka deklaruar se askush të mos ketë iluzione se kriza mund të zgjidhet me një tryezë. “Nuk kemi akoma një ftesë për tryezën e reformës zgjedhore. Do ta shqyrtojmë dhe do vendosim. Partia Demokratike është e angazhuar për reformën zgjedhore, por askush të mos ketë iluzione se kriza mund të zgjidhet vetëm me një tryezë”, tha Basha pas aktivitetit të organizuar nga sindikatat.

Prononcimi i plotë:

Pyetje: Në tryezën e thirrur për Reformën Zgjodhore më datë 25 jeni thirrur?

Lulzim Basha: Kush ju tha që ka tryezë?

Pyetje: Ju ka ardhur ftesa zyrtare?

Lulzim Basha: Jo. Po ti shikojmë ftesat se ftesat se bëhen javë për javë. Do t’i shikojmë, do t’i vlerësojmë, zgjidhja e krizës politike është prioriteti ynë. Natyrisht jemi të angazhuar edhe për Reformën Zgjedhore. Por, askush të mos ketë iluzione se zgjidhja e krizës politike kërkon shumë më shumë se sa një tryezë tjetër.

 

Article Logic
Execution time: 0.0021917819976807