INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A jeni gati për ‘Ultra Europe’? [FOTO]

A jeni gati për ‘Ultra Europe’? [FOTO]

Publikuar më: 21:20 26-06-2017

Është shumë nxehtë por kur bëhet fjalë për një event si ‘Ultra Europe’ temperaturat bëhen akoma më të larta!

Ky është eventi, i cili mbledh Dj më të mirë në botë në një qytet sa historik aq edhe i mbushur me të rinj.

Bëhet fjalë për Splitin, qytetin e vogël kroat fare pak km larg Tiranës i cili pret këtë vit edicionin e pestë të Ultra Europe, pikërisht në zemër të tij, Stadiumin Poljud Stadium.

Ky edicion do të presë në tre netë dj si: Martin Garrix, David Guetta, Tiesto, Dj Snake, Steve Aoki, Afrojack, apo Hardwell të cilët do të performojnë setet e tyre live pjesë e të cilit me siguri që do të jenë edhe hite si:

"Scared to be lonely", "In the name of love", "Bed of roses" dhe me siguri per të paren herë në një event të të tilla përmasave do të degjojmë edhe "Forever is Over" bashkëpunimin e Elvanës me David Guetta.

Nëse Bebe Rexha, Dua Lipa, Stanaj, Elvana apo vetë Era Istrefi, e cila tanimë menaxhohet nga Ultra, do të jenë pjesë në skenën qendrore, këtë ende nuk e dimë por nuk do të suprizoheshim nëse do të ndodhte. Këtë verë në Ultra Miami prezenca e Stanaj në setin e Afrojack ishte vërtetë një surprizë.

C8l_XEGWsAQX9u0.jpg

 

Janë 6 skena të ndara sipas muzikës dhe një numër shumë i madh të rinjsh nga e gjithë Europa që pritet të "pushtojnë" Splitin në datat 14-15-16 Korrik ku pjesë e të cilëve do të jenë edhe 4 prej jush! IN Tv do t’ju zbulojë këto ditë sesi mund të jeni fitues të biletave për Ultra Europe!

Surprizat vazhdojnë!

europe-lineup-phase2-3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0065240859985352