Ish-finalistja e “Big Brother VIP Albania 4”, Egli Tako, ka zbuluar publikisht se aktualisht është beqare, pas një prej pyetjeve që, siç thotë vetë, i përsëritet më shpesh nga ndjekësit.
Gjatë një bisede virtuale në Instagram, ku iu përgjigj pyetjeve të fansave, Eglit iu kërkua të tregonte nëse është aktualisht në një lidhje dashurie.
Përgjigjja e saj ishte e drejtpërdrejtë, por nuk mungoi as ironia për interesin e vazhdueshëm të publikut ndaj jetës së saj private.
“Meqënëse është gjithashtu një pyetje tjetër shumë e shpeshtë në këtë ask (edhe pse kurrë s’do e kuptoj për çfarë ndihmon si informacion): Jo, nuk jam”, shkroi Egli.
Kështu, ish-banorja e “Big Brother VIP Albania” konfirmoi se nuk është në një lidhje dashurie, ndërsa mënyra se si iu përgjigj pyetjes tregon se vëmendja e vazhdueshme ndaj statusit të saj sentimental nuk është diçka që e kupton plotësisht.
Jeta private e Eglit ka qenë shpesh në fokus të mediave rozë, veçanërisht pas eksperiencës së saj në reality show, ndërsa këtë herë ajo ka zgjedhur ta sqarojë vetë situatën përmes një përgjigjeje të shkurtër në rrjetet sociale.
