Kendall Jenner ka vendosur të flasë hapur për një thashethem të gjatë në internet që e përshkruante si lesbike të fshehtë. Gjatë pjesëmarrjes në podcastin In Your Dreams, modelja 30-vjeçare u shpreh për spekulimet që kanë qarkulluar online.
“Pastaj është kjo pjesë e internetit që mendon se unë jam lesbike,” tha ajo për moderatorin Owen Thiele. “Ajo që më shqetëson më shumë? Sa të pamëshirshëm janë njerëzit për këtë. Nuk ka asnjë mikpritje, si ‘Hej, nëse je, mirëse vjen’.’”
Megjithatë, Jenner theksoi se nuk identifikohet si gay, por do të ishte e hapur nëse do të ishte.
“E kuptoj që dalja në pah nuk është gjë e lehtë për askënd, nëse jo për shumicën,” shpjegoi ajo. “Duke njohur veten, në këtë pikë të jetës sime, do të isha dalë hapur nëse do të isha. Nuk po them se është gjë e lehtë, por duke njohur veten dhe mënyrën se si dua të jetoj jetën time, do të kisha dalë hapur”
Ajo gjithashtu iu referua ideve të gabuara që njerëzit kanë krijuar mbi privatësinë e saj: “Ka një narrativë të tërë që po fsheh këtë gjë… Kam parë gjëra shumë të çmendura që thonë, ‘Është e keqe për biznesin’, dhe unë mendoj, ‘Çfarë? Nuk e kuptoj’.”
Jenner përfundoi duke thënë: “Sot, nuk jam. Nuk mendoj se do të jem, por nuk po mbyll asnjë derë për eksperienca të reja në jetë.”
Në të kaluarën, Kendall është lidhur romantikisht me emra të famshëm, nga romanca adoleshente me Harry Styles deri te lidhja dyvjeçare me basketbollistin Devin Booker. Romanca e saj më e fundit ishte me reperin Bad Bunny, por sipas një burimi për PEOPLE, ata vendosën të ndahen në fund të vitit 2023.








7 Jan 2026 





