INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A është vjedhur llogaria juaj në Gmail? Kjo skemë ka mashtruar edhe ekspertët e teknologjisë!

A është vjedhur llogaria juaj në Gmail? Kjo skemë ka mashtruar edhe ekspertët e teknologjisë!

Publikuar më: 13:10 18-01-2017

Kur mund të mashtrohen ata, mund të mashtrohet kushdo!

Gmail është viktima e fundit e një skeme mashtrimi që ka hedhur në tokë edhe përdoruesit me më shumë eksperiencë të njësive kompjuterike. Ky mashtrim po cilësohet si një nga më bindësit deri sot dhe i bën përdoruesit që të japin detajet e tyre si adresa e-mail dhe fjalëkalimi, duke depërtuar në të. Një mesazh fals po qarkullon në adresat e ndryshme të Gmail dhe përmban linkun e një dokumenti PDF. Nëse klikoni linkun, shkoni në një faqe false Gmail ku supozohet të futeni nëpërmjet të dhënave tuaja. Duke i futur këto të dhëna, llogaria juaj kompromentohet dhe piratët e kompjuterat futen drejt e në e-mailin tuaj. Por jo vetëm kaq. Pirati mund t’i dërgojë e-mail miqve tuaj duke kopjuar stilin tuaj të shkrimit dhe duke i dërguar dokumentin PDF që më pas t’ua vjedhë edhe atyre llogarinë. Kështu që bëni mirë të kini kujdes pasi viktimë në këtë skemë mund të bjerë kushdo.

Article Logic
Execution time: 0.0037918090820312