INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A është ky klipi i ri i Dafina Zeqirit?! [FOTO]

A është ky klipi i ri i Dafina Zeqirit?! [FOTO]

Publikuar më: 14:07 17-03-2017

Një video aspak e zakonshme për stilin e saj.

Shumë ndryshe nga çfarë jemi mësuar ta shohim zakonisht është shfaqur Dafina në videot e postuara në Instgram Stories, mbrëmjen e kaluar. Ndryshe jo sa i përket pamjes së jashtme, sikundër e kemi parë edhe herë të tjera me gërsheta dhe tuta sportive, por ndryshe sa i përket studios ku ajo ka zgjedhur të xhirojë. Një dhomë e mbushur me instrumenta ku dëgjohet zëri i thellë i artistes, i ngjashëm disi me atë të Alicia Keys. Ndonëse shohim një kamera që xhiron gjatë gjithë kohës, nuk jemi ende të sigurt nëse bëhet fjalë për një klip të ri të Dafinës apo thjesht një video promovuese për rrjetet sociale. Gjithçka mbetet për t'u parë në ditët në vazhdim!

DafinaLive.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040731430053711