INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''A është ky i dashuri yt?''/ I publikuan foton e partnerit të mundshëm, Efi zbulon të vërtetën

''A është ky i dashuri yt?''/ I publikuan foton e partnerit të mundshëm, Efi zbulon të vërtetën

Publikuar më: 12:32 01-04-2023

Efi Dedhes ishte e ftuar në emisionin “Më Lër Të Flas”, ndërsa foli për jetën e saj personale.

Efi ka përmendur shpesh në shtëpinë e Big Brother se është në një lidhje, por nuk e ka zbuluar identitetin e tij. Pas vëmendjes së madhe që ka marrë, shpesh është aluduar se kush mund të jetë i dashuri i saj. Në festën e ditëlindjes së saj, ish banorja u pa e afërt me një nga të ftuarit, ku u aludua se mund të jetë i dashuri i saj.

 

efidhedhes.png

 

Por ajo i mohoi këto pretendime duke thënë se është një mik shumë i afërt i saj.

Edhe në pushimet në Tailandë, Efi ishte nën shoqërinë e mikeshës së saj Mikelën, dhe një tjetër person, ku sërish u pretendua se mund të ishte i dashuri i saj. Sërish ylli i mohoi këto fjalë dhe tha se ishte menaxheri i saj.

Ish-banorja nuk zgjodhi që ta ndajë identitetin e tij duke thënë: “Unë kam folur aq sa doja unë të flisja, po të doja e kisha nxjerrë vetë.”

Efi gjithashtu ka qenë edhe pjesë e emisionit “Përputhen”, një emision dashurie ku nuk krijoi lidhje me asnjë nga djemtë.

Article Logic
Execution time: 0.0072360038757324