INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A është kjo puthja më e famshme e momentit? Dy aktoret e njohura puthen në buzë “live” [VIDEO]

A është kjo puthja më e famshme e momentit? Dy aktoret e njohura puthen në buzë “live” [VIDEO]

Publikuar më: 20:55 06-11-2017

Nuk është më risi puthja mes dy personazheve të njohur të cilët kanë gjini të njejtë dhe tani nuk çuditemi më kur kjo ndodh në skena shumë të rëndësishme. E njëjta gjë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në “Hollywood Film Awards” ku aktorja Kate Winslet rrëmbeu më shumë se një çmim.
Gjatë fjalimit të pranimit të çmimit si fituese në rolin më të mirë protagonist, aktorja e famshme u shpreh se ndihej e nderuar që gjatë xhirimeve të filmit të saj më të fundit “Wonder Wheel” ishte e rrethuar nga aktore të mëdha si Allison Janney.
42-vjeçarja Winslet shtoi se do të donte të përkëdhelej apo të puthte aktoren e famshme, të cilën e ka idhull dhe kjo dëshirë ju realizua menjëherë.
Allison Janney u ngrit nga salla, u ngjit në skenë dhe ashtu siç dëshironte ajo i dha Kate Winslet një puthje në buzë. Edhe pse publiku pjesëmarrës qeshën me të madhe, pas përfundimit të mbrëmjes të gjithë pranuan se ky ishte një ndër momentet më qesharake dhe të sikletshme të “Hollywood Film Awards”.

Article Logic
Execution time: 0.0036871433258057