INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A është kjo prova që Loredana është shtatzënë? Na e tregoi i dashuri i saj Mozzik, mos e humbisni [VIDEO]

A është kjo prova që Loredana është shtatzënë? Na e tregoi i dashuri i saj Mozzik, mos e humbisni [VIDEO]

Publikuar më: 09:46 08-07-2018

Mozzik dhe e dashura e tij Loredana Zefi ka kohë që janë në lidhje dhe cdo ditë e më shumë po e shprehin dashurinë e tyre në forma të ndryshme. I shohim gjatë gjithë kohës bashkë dhe së fundmi me siguri do i shohim në një bashkëpunim, pasi Loredana i është futur muzikës.

Para pak ditësh u përhap një lajm nga të afërmit e dyshes, të cilët treguan se Mozzik dhe e dashura e tij Loredana janë në pritje të fëmijës së tyre të parë dhe dyshimet u shtuan pas disa fotove e video ku Loredana shihej më e rrumbullakosur se herët e tjera.

E njëjta gjë ka ndodhur sërish teksa ata kanë udhëtuar në Zvicër dhe kanë marrë pjesë në festivalin njohur të muzikës ‘Openair Frauenfeld 2018’. Ka qenë Mozzik ai i cili ka publikuar disa video të dashurës e cila duket shumë e entuziazmuar e po të vini re ka veshur një bluzë shumë të gjëra pasi barku është më i rrumbullakosur se herët e tjera.

Ata nuk e kanë pranuar publikisht këtë gjë, por as nuk e kanë mohuar. Duhet të presim deri në momentin kur të mos ketë vend për dyshime.

Loredana from Elton Cara on Vimeo.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039069652557373