INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A është kjo foto reale? Ja cili është sekreti pas iluzionit optik që mashtron të gjithë njerëzit!

A është kjo foto reale? Ja cili është sekreti pas iluzionit optik që mashtron të gjithë njerëzit!

Publikuar më: 15:16 26-05-2017

Interneti ka prodhuar një sërë iluzionesh virtuale që i kanë lënë njerëzit pa fjalë, që nga fustani që të gjithë e shihnin me ngjyra të ndryshme deri tek këmbët me shkëlqim...dhe tani kjo!

Këtë herë bëhet fjalë për tehun e një turbine ere 74 metra të gjatë. Objekti masiv ka qëndruar në qendër të qytetit anglez Hull, dhe duket sikur është i futur me modifikim në foto. Studiuesit kanë sugjeruar se diçka e tillë ndodh për shkak të dritës që reflektohet nga tehu, duke i krijuar trurit njerëzor iluzionin se fotoja nuk është e vërtetë. Kjo lidhet me nocionet të rrënjosura në mendjen e njerëzve mbi mënyrën se si objektet shkëlqejnë në situatë natyrale. Me fjalë të tjera, kur drita e diellit e godet objektin nga lart, krijon një lloj hijeje rreth tij, duke e bërë syrin të mendojë se ky objekt nuk është në vendndodhejn e tij reale dhe duhet t’i jetë shtuar fotos. Gjë që nuk është e vërtetë.

Article Logic
Execution time: 0.0037240982055664