Raporti mes Gimbos dhe Selin duket se ka marrë një tjetër kthesë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Dy banorët kanë shkëmbyer puthjen e tyre të parë, në një moment që ka surprizuar jo vetëm publikun, por edhe vetë Selinin.
Ngjarja ka ndodhur në dhomën e gjumit, teksa të dy po bisedonin në krevat. Në mes të batutave dhe sfidave mes tyre, Gimbo e ka puthur papritur Selinin në buzë, duke i “rrëmbyer” një puthje që ajo nuk e kishte parashikuar.
Menjëherë pas momentit, Selin reagoi me humor duke i thënë: “O idiot”, dhe u largua nga krevati, ndërsa Gimbo vazhdoi me batuta.
Biseda mes tyre vijoi me tone lozonjare. Gimbo i tha se ajo nuk kishte reaguar keq, ndërsa Selin e pyeti se kur kishte ndodhur një reagim i tillë. “Do ta zbulosh,” iu përgjigj ai, përpara se ta provokonte sërish me puthjen surprizë, duke i thënë: “Ja, tani.”
Selin dhe Gimbo kanë patur një sqarim me njëri-tjetrin pas puthjes që banori i ‘rrëmbeu’ asaj teksa ndodheshin në dhomën e gjumit.
Teksa e përqafoi, Selin iu drejtua duke i thënë “mos u bëj budalla” dhe më pas shtoi:
“Nuk më vjen turp. Thjesht unë kam shumë qejf të vij në mënyrë organike. Nuk është se mungon ndjeshmëria nga ana jote apo nga ana ime. Nuk ke pse ndihesh keq sepse ndoshta koka jotë është më chill, më nice, po unë kështu jam”.
Pjesë nga biseda:
Selin: Nuk sillem dot në bazë të situatave që dalin në Prime, thjesht u ndjeva keq për momentin dhe reagova ashtu.
Gimbo: Jam shumë pishman. Zakonisht e thirri trurin para veprimit, por i thirra pas. Nuk dua të bëj të ndihesh keq
Selin: Nuk ndihem keq, thjesht më acarove, thashë ‘ky ça pati’. Unë të kam thënë se nëse…, nuk e kam problem.








25 Feb 2026 





