INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A e shikon ‘Për’puthen’? Vin Veli flet për partneren e re dhe zbulon raportin me Borën pas ndarjes

A e shikon ‘Për’puthen’? Vin Veli flet për partneren e re dhe zbulon raportin me Borën pas ndarjes

Publikuar më: 19:32 30-04-2021

Vin Veli sapo ka publikuar këngën e tij më të re. LSMM quhet ky projekt i ri muzikor i cili vjen në bashkëpunim me tekstshkruesen e njohur si “Lexi”. DJ i njohur ishte i ftuar sot në “Wake Up”, ku foli edhe për jetën e tij private. Prej dy vitesh Vin Veli është një lidhje me një juriste dhe duket se marrëdhënia e tyre po shkon më së miri.

“Po shkojmë shumë mirë. Natyrshëm lindin shoqëri të mira, të këndshme, të bukura. Kalojmë mirë dhe ndihemi mirë. Prej kohësh e kemi kaluar nivelin e miqësisë (qesh). I kam marrëdhëniet mirë me lidhjen time, për sa kohë më kupton, jemi bashkë dhe do të thotë që kuptohemi për çdo situatë, çdo problem.Dhe me lidhjen që kam pasur (Bora Zemanin) i kam marrëdhëniet mirë”, tha producenti i talentuar.

Ndërkohë kur moderatori Isli Islami e pyeti nëse e ndjek “Për’puthen”, Vin Veli u përgjigj:
“E kam ndjekur Për’puthen, nuk është se nuk e kam ndjekur. Por nuk kam kohë ta ndjek në atë orë, por më shumë në rrjetet sociale”.

Article Logic
Execution time: 0.0033431053161621