INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A e ndjek më Portokallinë? Erion Isai befason me përgjigjen e tij pas largimit nga spektakli

A e ndjek më Portokallinë? Erion Isai befason me përgjigjen e tij pas largimit nga spektakli

Publikuar më: 19:50 02-04-2018

Ndodh edhe kështu! 

Erion Isai dhe Bes Kallaku ishin dy nga aktorët më të dashur për publikun në spektaklin e humorit “Portokalli”, por që këtë edicion zgjodhën të largohen për t’u marrë me projekte të tjera. “Shoqet seksi të Instagramit” do të sjellin një program së bashku, por detaje s’kanë dhënë deri tani, mirëpo në një intervistë të fundit për “Panorama Plus”, Erion Isai është pyetur nëse i mungon sado pak pjesëmarrja në Portokalli.

“Shkurt, jo! Nuk mund të bëhesh nostalgjik për ish të dashurën kur dashuria e re është më pasionante se e vjetra. Jam i zënë duke bërë shfaqje në teatër dhe s’i kam ndjekur.” – përfundon Erioni.

 

Article Logic
Execution time: 0.0028700828552246