INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A e dinit?! Ja pse kemi pika të zeza dhe si mund ti heqim

A e dinit?! Ja pse kemi pika të zeza dhe si mund ti heqim

Publikuar më: 17:28 03-05-2019

Nuk ka njeri që të mos ketë pika të zeza dhe me të vërtetë ato janë shumë të bezdisura. Ka aq shumë mënyra që sugjerohen për ti larguar ato nga fytyra jonë, por disa nuk janë dhe aq efektive.

Gjithsesi, fillimisht çfarë duhet të dimë është nga vijnë. Çfarë i shkakton pikat e zeza dhe ç'tregon për ne vendi në të cilën shfaqen më shumë?

Pikat e zeza që ndodhen midis vetullave ose në hundë
Sipas dermatologëve ky është një tregues i një stresi të madh që po përjetoni. Ndoshta jeni duke kaluar periudhën e pubertetit ose jeni përfshirë në një situatë shumë tensionuese. Rritja e nivelit të adrenalinës rrit dhe nivelin e yndyrës së prodhuar nga lëkura, sidomos në këto zona.

Rreth buzës

Kjo lidhet me dietën ushqimore. Ushqimet me përmbajtje acidi apo vajore shkaktojnë daljen e pikave në këtë zonë. Ajo që sugjerohet është larja e buzëve direkt pas konsumimit të një vakti me shumë yndyrë.

Pikat e zeza që ndodhen në faqe

Ka ardhur momenti që të pastroni tastierën dhe ekranin e telefonit. Tastiera është ajo që transmeton pjesën më të madhe të baktereve në duar, ndërsa mbështetja e telefonit në faqe bëhet shkak për daljen e pikave.

Pikat e zeza që ndodhen në pjesën e jashtme të veshit

Ndryshe nga rastet e tjera, këtë herë kemi të bëjmë me një rast dehidratimi. Pini më shumë ujë dhe më pak pije të gazuara.

Pikat e zeza që ndodhen në krah

Sërish kemi të bëjmë me një rast të veçantë, pasi duhet të keni vënë re që pikat e zeza në këtë zonë nuk janë dhe aq të zeza. Ato shfaqen si njolla të kuqe që e bëjnë lëkurën shumë të ashpër dhe që njihen ndryshe si keratosis pilaris. Është një rast i rrallë që ndodh kur përdoret sapuni për pastrim ose kur uji gjatë dushit është më i ftohtë seç duhet.

Ç'duhet të bëjmë?! 

Si fillim duhet të njohim nga afër armikun.
Një pikë e zezë është një pore e bllokuar me qeliza të vdekura, vaj dhe akne propionibacterum (një bakter që ushqehet me proteinat dhe vajrat në pore). Sipërfaqja e pikave të zeza është e ekspozuar ndaj ajrit dhe kjo shkakton ngjyrën e zezë, prej oksidimit të përbërjes.

Pastaj provoni një prej metodave më të famshme në Instagram. Fillimisht zbuteni lëkurën dhe hapni poret duke mbajtur një peshqir me ujë të ngrohtë për 5 minuta. Pastaj merrni dy fije dentare dhe rrëshkitini mbi hundë për të nxjerrë pikat e zeza. Pastaj fytyrën lajeni me një larës delikat për të vazhduar më tej me hidratantin.

Article Logic
Execution time: 0.0046350955963135