INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do transportonte drogë gomonia e fshehur?

A do transportonte drogë gomonia e fshehur?

Publikuar më: 18:54 14-05-2018
Policia ka sekuestruar një gomone, e cila dyshohet se do përdorej për të trafikuar droge në Itali. Sipas policisë, gomonia e braktisur u gjet e fshehur gjatë kontrollit të policisë kufitare mes zonës së Vlorës dhe Fierit. Policia Kufitare ka konstatuar një gomone e cila dyshohet se do të përdorej për trafikim të narkotikëve.
 
''Policia Kufitare Vlorë në bashkëpunim me Delta Forcë në kuadër të parandalimit të trafikimit të lëndëve narkotike, kanë zhvilluar kontrolle të imtësishme në zonat dhe territoret me risk në të cilat dyshohet se mund të trafikohet lëndë narkotike.
Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative, ditën e sotme në vendin e quajtur Pishpore, Fier, midis pishave është konstatuar i fshehur një mjet lundrues tip gomone, i cili dyshohet se do të përdorej për trafikim të narkotikëve drejtim Italisë", thuhet në njoftimin e policisë. 
 
Mjeti lundrues është 10 metra i gjatë me dy motorë. Nga verfikimet ka rezultuar se ky mjet është i pamatrikulluar dhe me numrat e motorëve të fshirë.
Article Logic
Execution time: 0.0035281181335449