INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''A do të zgjidhje Benardin po të ktheje kohën pas?'', Xheni e BB habit me përgjigjen e saj! U lidh me një BOSS pas ndarjes? [FOTO]

''A do të zgjidhje Benardin po të ktheje kohën pas?'', Xheni e BB habit me përgjigjen e saj! U lidh me një BOSS pas ndarjes? [FOTO]

Publikuar më: 19:10 01-10-2018

Thanë që u lidh me një BOSS pas ndarjes nga Benardi, Xheni e BB i sqaron të gjitha, habit kur e pyesin për ish-banorin e Big Brother.

Ajo është një nga ish banoret më tërheqëse dhe njëkohësisht më të përfolura pas përfundimit të Reality Shoët Big Brother 9. Xheni Mhillaj u përfshi në një diskutim të gjerë pas ndarjes nga partneri i saj Benardi dhe tashmë vazhdon të jetë po aq aktive në media pasi vendosi të rikthehej në Shqipëri për një kohë të gjatë, mirëpo tani siç duket e ka vendosur të kthehet sërish në Itali.

Pak kohë pas ndarjes nga Benardi, të cilin e njohu brenda shtëpisë së “Big Brother Albania”, u përfol se Xheni ishte lidhur me një djalë pasanik.

Dyshimet bazoheshin mbi dhuratat e shumta që Xheni i bënte publike në rrjetet sociale. Por tashmë Xheni, e cila pas një kohë qëndrimi në Shqipëri vendosi të kthehet pranë prindërve të saj në Itali, ka sqaruar këtë keqkuptim.

Njëri nga fansat e pyet në Instagram nëse është në një lidhje por Xheni i thotë se ende është beqare dhe s’ka ardhur koha që të lidhet.

Më pas një tjetër fans e ka pyetur që nëse do kthente kohën pas dhe do kthehej në Big Brother a do zgjidhte prap Benardin dhe ajo u përgjigj:

“Këtë pyetje ma kanë bërë disa herë e gjithmonë jam përgjigj PO”. 

collagegtg.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035221576690674