INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'A do të vijë ajo ditë bashkëpunimi me Flori Mumajesin?' Fifi na zbuloi të vërtetën me këtë pyetje për kantautorin [VIDEO]

'A do të vijë ajo ditë bashkëpunimi me Flori Mumajesin?' Fifi na zbuloi të vërtetën me këtë pyetje për kantautorin [VIDEO]

Publikuar më: 18:27 19-07-2020

Prej kohësh në media është komentuar raporti mes dy këngëtarëve, Fifi dhe Flori Mumajesi.

Herë pas here ata janë shfaqur të afërt në publik duke i shtuar fansave dyshimet se mes tyre ka diçka më shumë se shoqëri.

Dyshja nuk ka pranuar asnjëherë të ketë ndodhur diçka mes tyre, ndërsa kanë vazhduar të lënë kuriozë fansat për një bashkëpunim.

Kjo është pyetja më e bërë prej kohësh për Florin dhe Fifin: A do të sjellin një bashkëpunim?

Këtë pyetje këngëtares ia bënë sërish në rubrikën “Kutia e pyetjeve” në “Prive”.

“A do të vijë ajo ditë bashkëpunimi me Flori Mumajesin?”- ishte kurioziteti i fansave të cilit Fifi iu përgjigj:

“A t’ia bëjmë pyetjen Florit? Flor, kur do të vijë bashkëpunimi jonë së bashku?”- ka thënë ajo, duke ia lënë në dorë producentit.

 Por me këtë 'përgjigjie' këngëtarja na la të kuptonim se bashkëpunim do ketë, por e di vetëm Flori kur do publikohet. Pra, si duket Fifi do jetë e ftuara e Florit në këtë bashkëpunim. 

Ne tani mezi e presim!

 

Article Logic
Execution time: 0.0038020610809326