INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do të rikthehet në “Portokalli”? Bes Kallaku befason me përgjigjen e tij [FOTO]

A do të rikthehet në “Portokalli”? Bes Kallaku befason me përgjigjen e tij [FOTO]

Publikuar më: 14:44 15-10-2017

“Portokalli” nuk është më si më parë, pasi shumë aktorë të njohur janë larguar nga spektakli i humorit. Një ndër ta është edhe Besart Kallaku, një nga aktorët më të mirë, i cili prej shumë vitesh na ka mbajtur të mbërthyer para ekranit të dielave.

Vetëm pak kohë më parë ai rrëfeu se do të largohej nga spektakli i famshëm për të vijuar me disa projekte të reja dhe së fundmi në ‘Xing me Ermalin’, Kallaku sqaroi publikun nëse do të ketë një rikthim për të në ‘Portokalli’. “Ikja ime nga ‘Portokallia’ nuk besoj se është e përkohshme, besoj do jetë afatgjatë. Nuk është se nuk kam ndërmend të rikthehem në ‘Portokalli’, por momentalisht, këtë sezon, sezonin e ardhshëm dhe më mbrapa, nuk do rikthehem në ‘Portokalli’, kështu që Baftjari mund të rikthehet diku tjetër, por jo në ‘Portokalli’.”-u shpreh Kallaku.

beaserti.png

Article Logic
Execution time: 0.0043361186981201