INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do të ndodhë sërish një marrëveshje Rama-Basha, Berisha: ‘’Ka vetëm një skenar’’

A do të ndodhë sërish një marrëveshje Rama-Basha, Berisha: ‘’Ka vetëm një skenar’’

Publikuar më: 23:55 05-02-2019

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka komentuar mundësinë e një marrëveshjeje të dytë mes Ramës dhe Bashës si ajo 17 majit 2017, duke e quajtur atë një vetëvrasje politike.

Berisha, i ftuar në 'Tempora' me Sonila Meçon, shtoi se i vetmi skenar për të rikthyer votën në Shqipëri është skenari venezuelian.

'Marrëveshja e 17 majit ka pasur një qëllim kryesor; të krijojë klimë për zgjedhjet. Ajo nuk i krijoi. Pa rrëzuar Edi Ramën, shqiptarët nuk do të votojnë me votë të lirë. Njeriu duhet të bëjë gjithçka për të shmangur më të fundit, dhe më e fundit është që qytetarët të krrehin me mos bindje civile. Edi Rama kishte provë zgjedhjet e përgjithshme.

Marrëveshje tjetër do të ishte vetëvrasje. Ka vetëm një skenar që mund të rikthejë votën në Shqipëri dhe ky është skenari venezuelian. Nëse shqiptarët nuk zgjedhin të sakrifikojnë, shqiptarët kanë vetëm një fat, eksodin masiv.

Ky nxit gjithnjë e më shumë që opozita duhet të rikthejë votën e lirë, atë që po bëjnë venezuelianët ndaj një tirani. Sot bota, në një rast unik në histori, ndonëse ai u zgjodh. Edhe opozita venezueliane nuk i mbushi rrugët atëherë, por sot u mbush kupa', u shpreh Sali Berisha.

Article Logic
Execution time: 0.0039451122283936