INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do të ketë trazira në 30 qershor?!/ Basha: Zgjedhjet pa opozitën nuk do të pranohen, nuk do të njihen!

A do të ketë trazira në 30 qershor?!/ Basha: Zgjedhjet pa opozitën nuk do të pranohen, nuk do të njihen!

Publikuar më: 12:30 25-06-2019

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë për mediat paraditen e sotme.

Pas takimit me zëvendës ambasadoren e SHBA, Basha theksoi se pa opozitën nuk ka zgjedhje.

Kreu i opozitës tha se zgjedhjet e 30 qershorit nuk do lejohen, nuk do pranohen dhe nuk do njihen.

‘’Nuk ka zgjedhje me 30 qershor. Shumë pak njerëz nuk e kanë kuptuar këtë. Më 30 qershor nuk ka zgjedhje. E pra nuk ka zgjedhje pa opozitën, votime bën edhe Koreja e Veriut. Nuk ka zgjedhje. Nuk ka rëndësi çfarë mendon kryeministri. Rëndësi ka që është standard ndërkombëtar, evropian i çdo vendi evropian që një proces zgjedhor pa opozitën nuk është proces zgjedhor. 

Zgjedhje pa opozitën nuk ka dhe nuk do të ketë, nuk do lejohen, nuk do pranohen dhe nuk do të njihen. E dyta sot kemi ligjin e zbatueshëm që thotë se 30 qershori nuk është ditë zgjedhjesh. Dekreti i Presidentit të Republikës qartësisht ka ç'dekretuar datën 30 si datë zgjedhjesh. Çdo hap i Edi Ramës, fushata, të ashtuquajturat mitingje elektorale, takime me administratën janë në fakt të paligjshëm sepse ligji shqiptar thotë se nuk mund të tilla deri 30 ditë para zgjedhjeve. Datë zgjedhjesh nuk ka kështu që këto aktivitete janë të paligjshme.

Basha u shpreh se në 30 qershor do nisë fundi i regjimit autokratik kriminal të Edi Ramës. Ndërsa i pyetur nëse ka kërkuar nga të zgjedhurit në pushtetin lokal që të krijojnë incidente në 30 qershor, kreu i PD tha se ky është një mashtrim.

“Ku e keni marrë këtë informacion. Natyrisht që është një prodhim i mercenarëve mediatikë të Edi Ramës. Mashtrim total dhe shërbim që i bëhet Edi Ramës dhe klikës së tij'', u shpreh Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0038549900054932