INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do të jetë ky telefoni që do rivalizojë smartphone-t e sotëm?

A do të jetë ky telefoni që do rivalizojë smartphone-t e sotëm?

Publikuar më: 19:04 01-04-2016

Një kompani kineze ka marrë përsipër të rivalizojë telefonat inteligjentë normalë të cilët jemi mësuar të shohim sot, duke prodhuar një model të ri të konceptuar me dy ekrane. ‘Gionee’, një kompani shumë e re në tregun e teknologjisë, ka krijuar një telefon me kapakë dhe dy ekrane.

‘Gionne W909’ quhet modeli dhe ka dy ekrane 4.2 inç OPS LCD me rezolucion 720 piksel. Ky telefon fuqizohet nga procesori MediaTek Helio P10 me tetë bërthama dhe ka 4GB RAM, ndërsa memorie të brendshme ka 64GB, por mund të shtohet me anë të një karte microSD.

‘Gionne W909’ ka një kamer parësore shumë cilësore 16 megapiksel, ndërsa ajo e selfie-ve është 5 megapiksel. Poshtë kamerës ka një skaner të gjurmëve të gishtave. Ai ka një bateri me kapacitet 2.530mAh dhe një USB të tipit C.

Article Logic
Execution time: 0.0018579959869385