INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do të hyjë në zgjedhjet e qershorit LSI-ja ? Ja përgjigja

A do të hyjë në zgjedhjet e qershorit LSI-ja ? Ja përgjigja

Publikuar më: 14:18 28-03-2017

 

Merr fund dilema. Lëvizja Socialiste për Integrim do të hyjë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

LSI ka bërë kërkesë për regjistrim në zgjedhje duke mos lënë shteg për aludim dhe duke sqaruar kësisoj përfundimisht edhe qendrimin e saj për të marrë pjesë në zgjedhje me apo pa opozitën. Kërkesa është depozituar pranë KQZ-së dhe pritet të shqyrtohet nesër.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e mërkurë, më datë 29.03.2017, ora 12:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:

A. Shqyrtimi i projekt vendimeve:

1. Për regjistrimin si subjekt zgjedhor i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 18.06.2017.
2. Për regjistrimin si subjekt zgjedhor i Partisë Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 18.06.2017.
3. Për regjistrimin si subjekt zgjedhor i Partisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 18.06.2017.
4. Për regjistrimin si subjekt zgjedhor i Partisë Komuniste të Shqipërisë, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 18.06.2017.
5. Për regjistrimin si subjekt zgjedhor i Partisë Demokrate për Integrim e Prosperitet, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 18.06.2017.
6. Për regjistrimin si subjekt zgjedhor i Partisë Arbnore Kombëtare për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 18.06.2017.
7. Për miratimin e modeleve të kandidimit, që do të përdoren në zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e bashkisë kavajë, që do të zhvillohen në datë 7 maj 2017.
8. Për caktimin e partive politike që do të propozojnë anëtarë të KZAZ nr.42, për zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë Kavajë, qarku Tiranë, të datës 7 maj 2017.
9. Për shpalljen e rezultatit të shortit për caktimin e partisë që do të propozojë anëtarin e 7-të të KZAZ nr. 42, për zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë Kavajë, qarku Tiranë, të datës 7 maj 2017.
10. Për caktimin e masës së shpërblimit për anëtarët e KZAZ nr.42, KQV-ve dhe GNV-ve. për zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë Kavajë, qarku Tiranë, të datës 7 maj 2017.
11. Për miratimin e modeleve të vendimeve dhe dokumentacionit të punës së KZAZ-së dhe KQV të ZAZ nr. 42, për zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë Kavajë të datës 7 maj 2017.
12. Për miratimin e listës emërore të shtetasve që mund të emërohen kryesisht nga KQZ anëtarë dhe sekretare të KZAZ-ve.
13. Për emërimin kryesisht të anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve për zgjedhjet për Kuvendin të datës 18 qershor 2017.
14. Për ngritjen e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor për zgjedhjet për Kuvendin të datës 18 qershor 2017, dhe thirrjen e mbledhjes së parë të tyre.
15. Për lirimin dhe emërimin e anëtarit të KZAZ-së nr.1 për zgjedhjet për Kuvend të datës 18 qershor 2017.
16. Për miratimin e modeleve të fletëve të votimit për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të Bashkisë Kavajë, të datës 07.05.2017.
17. Për miratimin e modeleve të dokumenteve që do të përdoren nga grupi i numërimit dhe komisioni i zonës së administrimit zgjedhor për nxjerrjen e rezultateve të zgjedhjeve të pjesshme për kryetar të Bashkisë Kavajë të datës 07.05.2017.
18. Për përdorimin e kamerave rregjistruese dhe të monitorëve për shfaqjen e fletëve të votimit në vendin e numërimit të votave për zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Kavajë, qarku Tiranë, të datës 07.05.2017
19. Për miratimin e modelit të vulës së kzaz-së, kqv-së, kryetarit të kqv-së, vulës rezerve për kqv-të, administrimit dhe shpërndarjes së vulës rezervë, për zgjedhjet për kryetar të Bashkisë Kavajë, qarku Tiranë, të datës 07.05.2017
20. Për miratimin e materialeve zgjedhore dhe dokumentacionit të administrimit të materialeve zgjedhore që do të përdoren në zgjedhjet për kryetar të Bashkisë Kavajë, qarku Tiranë, të datës 7 Maj 2017.

B. Shqyrtimi i projekt aktit:
1. Për miratimin e raportit vjetor për veprimtarinë e KQZ-së për vitin 2016, që do t’i paraqitet Kuvendit të Shqipërisë. (Çështje e shtyrë nga mbledhja e datës 20.03.2017). ​

Article Logic
Execution time: 0.0035519599914551