INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do të funksionojë ndonjëherë “leja menstruale”? Pse duhet që një proces biologjik të konsiderohet i turpshëm?

A do të funksionojë ndonjëherë “leja menstruale”? Pse duhet që një proces biologjik të konsiderohet i turpshëm?

Publikuar më: 14:59 08-09-2017

Nismat për t'u dhënë grave pushime gjatë ditëve që ato janë me perioda është shoqëruar me reagime të ndryshme. Si mund të krijojnë politika që mbështesin punëtoret femra, punëdhënësit? BBC i ka kushtuar një artikull debatit nëse femrat duhet të marrin leje gjatë ditëve që janë me cikël menstrual, duke vënë thekësin tek lënia jashtë e steriotipeve dhe stigmatizimeve të menstruacioneve si të pahijshme e të turpshme. Bex Baxter punonjëse në një firmë me bazë në Bristol u tmerrua një ditë kur teksa ishte duke u futur në zyrën e saj, gjeti asistenten e saj, të palosur më dysh në tryezën e pritjes,dhe me fytyrën e bardhë si fletë, ku lexohej qartë dhimbja, ndërsa i shërbente një klienti. Pas kësaj ajo shkoi direkt të drejtori i kompanisë duke i kërkuar leje për të pasi ishte me cikël. Deri në atë kohë, Baxter nuk kishte marrë në konsideratë nëse ish-punëdhënësi i saj, një firmë me bazë në Bristol e quajtur Coexist që krijon hapësirat e komunitetit në Anglinë Jugperëndimore, kishte një politikë të “ lejeve menstruale”. Por në atë moment, ajo mendoi për të drejtat themelore të njeriut – pasi një proces biologjik standard nuk duhet të jetë kurrë i turpshëm. Leja menstruale, është një pushim që u jep grave që vuajnë nga dhimbjet e periudhës ekstreme që të qëndrojnë një ose dy ditë larg punës. Kjo leje tashmë ekziston në disa vende të botës, por është kritikuar gjerësisht si kundër-produktive, shpesh duke përforcuar stereotipet negative të punëtorëve femra. Në disa vende aziatike, duke përfshirë Japoninë, Indonezinë, Tajvanin, Korenë e Jugut dhe në krahina të caktuara kineze, gratë lejohen të qëndrojnë në shtëpi për një pjesë të caktuar të periudhave të tyre mujore. Pak prej tyre përfitojnë nga kjo, megjithëse shumë përmendin frikën e ngacmimit seksual ose perceptimet e dobësisë. Dhe kur parlamenti italian konsideroi futjen e të lejes menstruale shumë veta pyesnin nëse pagimi për tre ditë që merren pushim në një muaj rrezikonte që të dekurajonte punëdhënësit nga marrja e grave në punë. Stigma rreth periudhave - ideja se menstruacionet janë të pista, të turpshme dhe të pahijshme - mund t'i mbajnë vajzat dhe gratë larg shkollës dhe jashtë fuqisë punëtore.

Article Logic
Execution time: 0.0040230751037598