INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do ta provonit? Kim Kardashian ka bërë këtë ndërhyrje të dhimbshme estetike...[FOTO]

A do ta provonit? Kim Kardashian ka bërë këtë ndërhyrje të dhimbshme estetike...[FOTO]

Publikuar më: 13:53 02-03-2018

Konsiderohet si një nga femrat më seksi në planet.

Imazhi i saj kushton miliona dollarë si për kopertinat e modës dhe si për xhepat e Kim K për fitimet që ka nga reklamimi në rrjetet sociale.

Po bukuria e Kimit kaq e famshme anë e mbanë botës normalisht që e ka dhe një faturë kostosh që për shumë mund të jetë e paimagjinueshme dhe e papërballueshme.

Me siguri e kujtoni imazhin e Kimit në vitin 2013 ku shfaqej duke bërë një trajtim estetik dhe fytyra e yllit televizivë ishte e mbuluar me gjak.

Ishte metoda më e re në 2013, për të rigjeneruar lëkurën dhe për t’i rikthyer elasticitetin si më parë. Duke përdorur gjakun e vetë organizmit, pacienti duhet të kalojë një sërë proçedurash paraprake, ku përfshihet edhe shpimi me gjilpërë.

Që të mos ndjehet dhimbja, fillimisht përdoren kremëra dhe pilula, të cilat Kim nuk ka arritur t’i marrë.

Do të pyesni me të drejtë cila ishte arsyeja e kësaj ndërhyrje kaq të dhimbshme?

Epo, Kim K sapo kishte mësuar se ishte shtatzënë dhe çdo gjë, bashkëshortja e Ëest, e ka provuar pa ndihmën e ndonjë medikamenti.

Ajo përshkruan se dhimbja ishte e tmerrshme, edhe pse në kohën kur është xhiruar trajtimi, Kim është përmbajtur, në mënyrë që të mos përhapte panik tek të tjerët.

Me pak fjalë, Kim duket se ka hequr goxha nga kjo zgjidhje dhe mesa duket nuk do t’i rikthehet më kësaj sakrifice bukurie!

ftrhawe45.PNG

cfh_w45.PNG

rd5yw4.PNG

ftrhj_w4.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0041370391845703