INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
A do shkonte në dasmën e Selinit? Miri befason me përgjigjen

A do shkonte në dasmën e Selinit? Miri befason me përgjigjen

Publikuar më: 10:35 11-09-2026

Finalisti i “Big Brother VIP Albania 5”, Armir Shahini, ka qenë i ftuar në emisionin “She’s On Air”, ku ka folur për projektet e tij të reja muzikore, por edhe për disa prej personazheve me të cilët ndau eksperiencën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Gjatë intervistës, moderatoret nuk i kanë kursyer pyetjet rreth çifteve që u krijuan gjatë këtij edicioni. I pyetur për ta, Miri ka preferuar të mos japë shumë detaje, duke theksuar se secili tashmë po vazhdon jetën e tij.

“Unë nuk kam asnjë lloj komenti për çiftet që janë krijuar atje. Gjithsecili sheh jetën e tij, të vazhdojnë të jetojnë të lumtur.”
Por biseda u bë më interesante kur moderatoret e pyetën nëse do të merrte pjesë në dasmën e tyre, nëse do të ftohej. Miri zgjodhi ta linte përgjigjen pezull, duke thënë:

“Po ku di unë, të vijë ftesa, të shohim.”

Moderatoria insistoi duke i kërkuar të tregonte nëse do të shkonte, ndërsa Miri theksoi se nuk është njeri që mban inate dhe se gjatë gjithë rrugëtimit të tij në “BBV5” është sjellë korrekt.

“Unë jam njerëzor, inate nuk mbaj, jam sjellë çun korrekt. Njerëzit e dinë vetë.”

Kur pyetja u bë edhe më konkrete, nëse do të shkonte në dasmën e Selinit dhe madje do të këndonte aty, Miri reagoi me humor, duke mos dashur të japë një përgjigje që mund të interpretohej si një konfirmim.

“Aman se po thashë unë do të shkoj në dasmë, do thonë ‘ai do të shkojë në dasmë, kush po të fton ty’. Po thashë nuk do të shkoj në dasmë ‘zbrit se të vrava, hip se të vrava’ ky muhabet.”