INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do shkojë Rama në zgjedhje pa Bashën dhe Metën? Ja si përgjigjet kryeministri

A do shkojë Rama në zgjedhje pa Bashën dhe Metën? Ja si përgjigjet kryeministri

Publikuar më: 22:16 21-03-2017

Kryeministri Edi Rama po flet mbrëmjen e sotme në studion e News 24 për situatën politike të krijuar në vend.

Ai është ndalur si fillim te deklarata e tij se do të shkojë në zgjedhje me apo pa opozitën dhe LSI-në.

Sipas Ramës, në zgjedhje nuk shkohet çifte-çifte, por secila parti shkon me programin e vet.

“Unë nuk e çoj vendin në një palë zgjedhje, e çon Kushtetuta. Të gjitha partitë kur shkojnë në zgjedhje janë të barabarta dhe presin të marrin vlerësimin e popullit. Pra, kjo nuk ka lidhje me mua, nëse shkojmë në zgjedhje pa opozitën. Ne në zgjedhje nuk shkojmë çifte-çifte apo me këtë e pa atë. Secili shkon në zgjedhje me programin dhe liderin e vet. Është e drejtë e secilit të vendosë nëse do shkojë apo jo në zgjedhje”, tha Rama.

Article Logic
Execution time: 0.00376296043396