INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do pranonit muslimanë në shtëpi?  Europa ndahet në qëndrime, perëndimorët pro, lindorët ...

A do pranonit muslimanë në shtëpi? Europa ndahet në qëndrime, perëndimorët pro, lindorët ...

Publikuar më: 14:17 30-10-2018

Perdja e Hekurt që dikur ndante Evropën mund të jetë zhdukur kohë më parë, por kontinenti sot është i ndarë nga dallimet e mëdha në qëndrimet e publikut ndaj fesë. Krahasuar me evropianët perëndimorë, më pak banorë të Evropës Qendrore dhe Lindore do t'i mirëpresin muslimanët ose hebrenjtë në familjet e tyre. Në këtë konkluzion ka arritur  një studim i kryer nga Qendra Amerikane e Kërkimeve Pew. Në sondazhet e kryera gjatë viteve 2015-2017 ku morën pjesë 56 mijë të rritur nga 34 shtete të Evropës Perëndimore, Qendrore dhe Lindore vihen re se ndarja në qëndrime dhe vlera është ekstreme në disa raste. Në pothuajse çdo vend të Evropës Qendrore dhe Lindore të anketuar, më pak se gjysma e të rriturve thonë se do të ishin të gatshëm të pranonin muslimanët në familjen e tyre.

dallimet_midis_Europianeve.png

Ndryshon puna në vendet e Europës Perëndimore ku më shumë se 50% e të anketuarve janë shprehur pro pranimit të muslimanëve. Të dhënat treguan se 88% e holandezëve të anketuar thanë se do të pranonin muslimanë në familjet e tyre, 82% e të anketuarve në Norvegji, 81% në Danimarkë dhe 80% në Suedi. Këto janë vendet më të gatshme për të pranuar musliman, e megjithatë ato janë më të prirur të pranojnë hebrenj. 99% e holandezëve do të pranonin një hebre në shtëpi, 95% e norvegjezëve e kështu me radhë.  Nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, në Armeni vetëm 7% janë shprehur pro pranimit të muslimanëve në familje, në Republikën Çeke 12% dhe në Bjellorusi 16%. Edhe në këto vende duket se hebrenjtë janë më të mirëpritur. 28% e armenëve të anketuar ishin të gatshëm të pranonin hebrenj në shtëpi dhe 50% e çekëve.  Nivelin më të ulët për pranimin e hebrenjve e kishte Gjeorgjia me 27%. Me përjashtim të Bosnjës të gjitha vendet e marra në studim preferuan hebrenjtë në krahasim me muslimanët

Article Logic
Execution time: 0.0021090507507324