INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
A do jetë pjesë e Big Brother VIP? FERO përgjigjet publikisht

A do jetë pjesë e Big Brother VIP? FERO përgjigjet publikisht

Publikuar më: 12:22 28-10-2026

Pjesëmarrja e Feros në edicionin e pestë të “Big Brother VIP Kosova” është përfolur së fundmi në rrjetet sociale, por vetë reperi ka reaguar për të sqaruar nëse do të jetë pjesë e këtij reality show.

Përmes një postimi në InstaStory, Fero ka mohuar kategorikisht lajmet që e përfshinin mes konkurrentëve të mundshëm të spektaklit, duke i cilësuar ato si informacione të pavërteta.

“Shoh ca dezinformime se do jem pjesë e formatit Big Brother të Kosovës. Nuk do të jem”, ka shkruar ai, duke hedhur poshtë zërat që qarkulluan ditët e fundit.