INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do e dekretojë Ramën si ministër të Jashtëm? Ja si përgjigjet presidenti Meta!

A do e dekretojë Ramën si ministër të Jashtëm? Ja si përgjigjet presidenti Meta!

Publikuar më: 23:31 14-01-2019

Presidenti Meta ka thënë se lidhur me vendimin e Kryeministrit Edi Rama për të qenë njëkohësisht dhe ministër i Jashtëm do të marrë kohë për veprimet që do të marrë. Në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu, Meta pranoi se situata e dekretimit të Ramës është më e ndryshme nga ajo e Gent Cakajt, i cili është një person gati i panjohur për pjesën më të madhe të publikut.

Por kreu i shtetit shtoi se do t’i duhet kohë të japë një përgjigje të plotë dhe shterruese për Ramën.

Pjesë nga deklarata:

"Ishte një lajm i freskët, një propozim i tillë, për të cilin natyrisht më duhet një kohë e mjaftueshme për t’u këshilluar. Do të thotë që çdo veprim të bëhet me përgjegjshmëri duke respektuar Kushtetutën. Një kërkesë e tillë sapo është depozituar do të kërkojë kohën e saj, dhe përgjigja do të jetë tepër e përgjegjshme. Sigurisht nuk mund të jemi njësoj me kandidatin e mëparshëm, pasi kemi të bëjmë me një figurë të njohur politike, ndërsa në rastin e mëparshëm kishim të bënim me një figurë të panjohur. Që do të thotë se do të më duhet kohë të jap një përgjigje të plotë dhe shterruese". 

Presidenti Meta ka folur gjithashtu edhe për akuzat e Ramës për shkelje të Kushtetutës në lidhje me mosdekretimin e ministrit të Jashtëm dhe i cilësoi ato si argëtuese.
“Është argëtim për mua të dëgjoj komente të tilla, por të jeni të sigurt se Partia Socialiste është një parti serioze, e cila gjithashtu ka ndihmuar edhe jurisprudencën kushtetuese me aktet që ka bërë dhe me kërkimin nga Gjykata Kushtetuese në të kaluarën për të sqaruar rolin dhe pozitën e Presidentit në politikën e jashtme. Dhe këtu i referohem në mënyrë të veçantë vendimit nr. 15, datë 15. 04. 2010 të Gjykatës Kushtetuese.
Që bën shumë të qartë se cili është roli i kryetarit të shtetit në fushën e politikës së jashtme, në lidhjen e traktateve ndërkombëtare, të marrëveshjeve politike, pra të marrëveshjeve më të rëndësishme në emër të shtetit dhe gjithçkaje tjetër.”, u shpreh Presidenti Meta.

Presidenti e ka bërë të qartë se vendimi i tij për mosdekretimin e Genti Cakajt si Ministër i Jashtëm është plotësisht brenda kuadrit Kushtetues. Meta u shpreh madje se ai nuk duhej të qëndronte as në postin e zv.Ministrit, e jo më të bëhej kryediplomati i Shqipërisë. Presidenti është shprehur se Cakaj ka shkelur hapur ligjin në lidhje me mospasjen e çertifikatës së sigurisë.

Article Logic
Execution time: 0.0036568641662598