INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do dështojë Samiti i Samiti i Ballkanit Perëndimor në Sofje?

A do dështojë Samiti i Samiti i Ballkanit Perëndimor në Sofje?

Publikuar më: 15:04 08-05-2018
Grindja e vazhdueshme në disa vende të BE-së për statusin e Kosovës hedh hije në përgatitjet e samitit të Ballkanit të BE-së në Sofje më 17 Maj. Një javë para samitit të BE-së shenjat duken ende se janë për konfrontim.
Bashkimi Europian po përpiqet me diplomaci të pengojë përplasjet për shkak të Kosovës në samitin e Ballkanit Perëndimor. Pesë vende të BE-së nuk e pranojnë njohjen e Kosovës dhe kërcënojnë me bojkot. Greqia, Rumania, Sllovakia, Spanja dhe Qipro duan ta bëjnë këtë të qartë edhe në samitin e BE-së në Sofje. Sipas tyre, asnjë simbol në këtë samit nuk duhet të interpretohet sikur pavarësia e Kosovës e shteti i Kosovës janë të pakontestuar.
Për të mundësuar zhvillimin e samitit siç është  planifikuar, BE përpiqet tani me finesa diplomatike ku nuk do të flitet për vendet e Ballkanit Perëndimor, por për partnerët e Ballkanit Perëndimor, njofton agjencia e lajmeve DPA duke i'u referuar qarqeve të BE.
Nga ana tjetër edhe vendet, ku do të ulen krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së, do të shenjohen me emrat e tyre dhe jo si zakonisht me emrat e vendeve.Kritikët thonë se Ballkani është ende shumë larg përmbushjes së kritereve që duhen për anëtarësim në BE
 
Article Logic
Execution time: 0.0034980773925781