INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do dënohet sot Shullazi? Nis seanca…

A do dënohet sot Shullazi? Nis seanca…

Publikuar më: 10:26 13-11-2018

Sot pritet të jepet masa e dënimit për Emiliano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Prokuroria e ka dhënë pretencën e grupit ku kërkoi në total një dënim me 64 vite burg për 5 të pandehurit. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 17 vite burg për Emiljano Shullazin dhe 64 vite për të gjithë anëtarët e bandës.
Banda e Shullazit akuzohet për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, kanosje për shkak të detyrës ndaj Mynyr Konit e Dhori Kules dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kundër Ylvi Beqjes për ish-hotel "Vollgën" në Durrës.

Article Logic
Execution time: 0.0035579204559326