INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A bëhet xheloz Tolgahan? Almeda Abazi përgjigjet pa dorashka: Unë jam tip që…

A bëhet xheloz Tolgahan? Almeda Abazi përgjigjet pa dorashka: Unë jam tip që…

Publikuar më: 14:37 21-09-2020

Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi ishte e ftuar në një lidhje skype në emisionin “Ditë e Re” në Rtv Ora. Gjatë intervistës Almeda ka folur më shumë për marrëdhënien me bashkëshortin, Tolgën teksa tregoi se nuk i jep asnjë arsye atij të bëhet xheloz.

“Jo të betohem jo nuk jam njeri xheloz. Nuk e kaloj asnjëherë limitin” është shprehur Almeda.

Tolga bëhet xheloz për ty? Ishte pyetja tjetët që moderatorja I drejtoi Alemdës për të cilën u shpreh:

“Nuk i kam dhënë asnjëherë shkak që të bëhet xheloz. Unë nuk jam tip që të bëj burrin xheloz. Nuk e çoj deri në atë pikë që të bëhet xheloz. Pasi unë nuk jam tip që vishem shumë ekstravagante, prandaj nuk ka pse bëhet xheloz nga veshja. Nuk jam tip që dal clubeve, prandaj nuk ka pse bëhet xheloz kur unë dal. Nuk jam tip që më luajnë sytë sa andej këtej, jam njeri shumë i mbyllur me familjen me jetën time. Kam atë rrethin tim dhe ai është shumë rehat për këtë pjesë”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034809112548828