INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
9 qytetet në botë ku lejohet përdorimi i marijuanës. Zbulojini tani!

9 qytetet në botë ku lejohet përdorimi i marijuanës. Zbulojini tani!

Publikuar më: 12:37 11-06-2018
Turistët, të cilët dashurojnë kanabisin, mund të kenë parasysh ligjshmërinë e përdorimit të kanabisit në një vend apo qytet të caktuar.
Sipas intv.al, ja disa nga vendet ku është legale konsumimi i marijuhanës:
1. Denver
Denver është qyteti më  i begatë i kanabisit në Shtetet e Bashkuara. 
Ai  ka avantazhin e qartë për të qenë në krye të lojës së kanabisit. Ju mund ta shihni atë duke u shitur nëpër dyqane.
 2. Montevideo, Uruguaj
Pavarësisht dallimit të mundshëm të turistëve ndërkombëtarë, ky kryeqytet është ende një vend ideal për të konsumuar marijuanë.
3. Portland, Oregon
Oregoni është shteti i parë për dekriminalizimin e kanabisit në vitin 1972. Por dekada më parë, kanabisi ishte krejtësisht i ligjshëm deri në vitin 1935, kur një grup shtynë miratimin e Aktit të Unifikuar të Narkotikëve të Shtetit. 
 4. Seattle
Sipas intv.al përfshihet si ndër qytetet kryesore të kanabisit në Amerikë. Ky qytet ka gjithashtu konsumatorët më të mëdhenj të kanabisit në vend.
 5. Barcelona
Klubet e kanabisit në qytetin spanjoll janë të njohur. Edhe nëse Spanja ka qëndrime kundër ndaj shitjes së kanabisit, ka klube të shumta të dedikuara për përdoruesit e kanabisit.
 6. Amsterdam
Hollanda ka kafenetë më popullore që shërbejnë kanabis në menunë e tyre. Amsterdami është një qytet popullor europian, për turistët e kanabisit. Ata që duan të relaksohen dhe të kënaqen, ky qytet është zgjedhja e duhur.
 7. Las Vegas
Ky qytet e ka  kanabisin si atraksion turistik së bashku me kazinotë dhe dyqanet. Duke vënë në dukje se Nevada është ndër shtetet ku përdorimi i kanabisit është i ligjshëm, Las Vegas e shfrytëzon këtë avantazh për të tërhequr një numër në rritje të përdoruesve të kanabisit dhe turistëve.
 8. San Francisco
Kanabisi njihet si  një nga faktorët që i bën  turistët të dëshirojnë ta vizitojnë këtë qytet amerikan.
 9. Ibiza
Ky është vendi i famshëm i festave në Evropë. Njerëzit gjithashtu mund kanë të drejtë të përdorin  kanabis.
Burimi: High Times
Përshtati: Anisa Bega
 
 
Më shumë në këtë kategori: « Bali, kjo parajsë në tokë [FOTO]
»
Article Logic
Execution time: 0.0040178298950195