INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
8 vite e ZHDUKUR, nënës së Bleona Matës i kërkojnë lekë për ti rikthyer të bijën: Më kanë dërguar...

8 vite e ZHDUKUR, nënës së Bleona Matës i kërkojnë lekë për ti rikthyer të bijën: Më kanë dërguar...

Publikuar më: 19:24 14-11-2018

Kur kanë kaluar gati 8 vite nga humbja e 7-vjeçares Bleona Mata nga Kukësi, ende nuk dihet fati i saj.

Bleona Mata tashmë është 15 vjeçe dhe nënës së saj i kanë dërguar foto të vogëlushes, të cilën ka 8 vite që e kërkon.

Nëna e Bleona Matës ka kërkuar ndihmën e institucioneve dhe thotë se nuk ka asnjë informacion nga autoritetet përkatëse. Bukurie Mata deklaron se një emigrant shqiptar në Londër i ka pohuar se e ka parë vajzën në një makinë dhe i ka dërguar asaj foto.

Bukurija shprehet se në foto është pikërisht vajza e saj Bleona, edhe pse e sigurt plotësisht do të ishte vetëm nëse do ta kishte përballë. Vendndodhja e fundit e Bleonës, sipas versionit të Bukurie Matës është Londra.

Sipas informacioneve që i ka dhënë emigranti nga Londra, nëna e Bleona Mataës tregon se fillimisht vajza ka qenë në Shqipëri, më pas në Greqi, e prej andej në Maqedoni, ku është mbajtur nga një shtetas maqedonas.

Ky i fundit, sipas Bukurie Matës është edhe personi që e mban aktualisht në Londër, Bleonën dhe i ndryshon vendndodhjen herë pas here për të mos u gjetur nga policia.

Nëna e Bleonës deklaron se nga ana e shtetasit maqedonas, ka pasur edhe një kërkesë për lekë në këmbim të dorëzimit të vajzës. Sipas saj, maqedonasi që mban aktualisht Bleonën në Londër ka kërkuar 20 mijë euro që t’i kthejë vajzën. Për këtë rast ajo shprehet se ka vënë në dijeni edhe Policinë dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda, por se nuk ka marrë asnjë përgjigje prej tyre.

Bukurie Mata ka thënë për Tv Fax Neës që përgjegjësinë për humbjen e vajzës së saj e kanë vetëm 5 vajzat e fshatit që ishin me Bleonën. Sipas saj ato e dinë se ku ndodhet Bleona Mata, ndërkohë që janë të lira dhe policia nuk po heton më për vajzën e saj.

Article Logic
Execution time: 0.0038650035858154