INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
8 truke për të lexuar gjuhën e trupit të njerëzve!

8 truke për të lexuar gjuhën e trupit të njerëzve!

Publikuar më: 13:52 23-09-2018

Gjuha e trupit prodhon një sasi të mrekullueshme informacioni në atë se cfarë të tjerët mendojnë, nëse dini të kërkoni aty ku duhet.
Ne flasim më shumë me gjuhën e trupit sesa e ndjejmë realisht. Një studim i UCLA thotë se vetëm 7% e komunikimit është e kryer nëpërmjet fjalëve që ne themi. Përsa i përket pjesës tjetër, 38% vjen nga toni i zërit dhe 55% nga gjuha e trupit. Të mësoni se si të jeni të kujdesshëm ndaj këtij 55% dhe të jeni të aftë ta interpretoni atë, ju bën të jeni një hap përpara të tjerëve.

Krahët dhe këmbët e kryqëzuara tregojnë rezistencë ndaj ideve të tua. Kryqëzimet tregojnë një barrierë fizike që sugjerojnë se personi tjetër nuk është i hapur ndaj asaj që ju thoni. Edhe nëse ata janë duke buzëqeshur, apo duke treguar të sjellshëm, gjuha e tyre e trupit tregon diçka ndryshe.

Buzëqeshja e vërtetë rrudh sytë. Kur vjen te buzëqeshja, goja mund të gënjejë, por sytë jo. Buzëqeshjet e ndjera dhe të vërteta mund të arrijnë deri tek sytë, duke krijuar rrudha të vogla në anët e tyre.

Të kopjojnë gjuhën tënde të trupit është një sinjal i mirë. A ke qenë ndonjëherë në ndonjë takim me dikë dhe ke vënë re se sa herë kryqëzon ose i hap akrahët ata bëjnë të njëjtën gjë, ata bëjnë të njëjtën? Kjo është një shenjë e mirë. Pasqyrimi i gjuhës së trupit është dicka që ne e bëjmë pavetëdije kur ndejmë një lidhje me personin tjetër. Është një shenjë që biseda po shkon mirë dhe pala tjetër po e merr mesazhin tënd.

Postura tregon historinë. A e ke parë ndonjëherë një person të hyjë në dhomë dhe menjëherë e ke kuptuar se ai është personi në krye. Ky efekt vjen në pjesën më të madhe nga gjuha e trupit dhe shpesh përfshin një posturë të drejtë.

Sytë që mashtrojnë. Kur e shifni dikë gjatë në sy dhe ai ka tendencën për ta shmangur shikimin tuaj kjo tregon që ai po përpiqet të fhsehë diçka.

Vetullat e ngritura tregojnë parehati.

Tundja e shpeshtë e kokës është shenjë ankthi. Kur ti flet me dikë dhe ai ka tendencën për të tundur shpesh kokën në shenjë pohimi, kjo tregon se ai është i shqetësuar se cfarë mendon ose ti dyshon në aftësinë e tyre për të ndjekur udhëzimet.

Article Logic
Execution time: 0.0043609142303467