INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
8 Shenja që tregojnë se keni gjetur një kavalier të vërtetë

8 Shenja që tregojnë se keni gjetur një kavalier të vërtetë

Publikuar më: 12:12 08-07-2016
Fjala  "kavalier " është përcaktuar nga Merriam-Webster si një njeri  fisnik i cili posedon cilësi shumë të mira.
Por si është përkufizimi  i kësaj fjale në shekullin 21?
Në botën tonë moderne, statusi i një kavalieri  ndoshta ka më shumë të bëjë me qëndrimin e tij dhe sjelljen sesa statusi  i tij në shoqëri. Ja disa karakteristika të një mashkulli të tillë, sipas ekspertëve:
 
1. Qëllimet e tij janë të mira
Ky mashkull ndoshta jo gjithmonë thotë, ose bën gjërat e duhura, por ai përpiqet. Për të primare është ta bëjë botën më të mirë sesa e gjeti. Qëllimi i tij është: të bëjë ndryshime pozitive në jetë.
 
2. Ai  respekton nevojat e të tjerëve
Ndoshta ju në një marrëdhënie keni nevojë  për  mbajtjen  e një niveli të shëndetshëm të pavarësisë. Një kavalier i vërtet e respekton këtë gjë. Ai respekton hapësirën dhe nevojat tuaja, duke treguar mirëkuptim të plotë.
 
 3. Kujdeset për veten e tij
Nëse një mashkull zgjedh të shkatërrojë mendjen dhe trupin e tij duke abuzuar, kjo tregon se në marrëdhënie me të tjerët ai do jetë po njësoj. Nëse dikush nuk do veten e tij, mos prisni që të kujdeset mirë për të tjerët.
 
4. Ai di si të mbajë qëndrimin e duhur
Ai  bisedon me tjetrin me argumenta pa qenë e nevojshme, t’i imponojë asgjë. Në fund të fundit, gjithsecili ka mendimin e tij, por ky mashkull shpreh bindjet e tij me qetësi.
 
5. I bën vet gjërat, pa u ankuar
Kur dilni në takim me një mashkull të tillë, ai nuk ju sheh si mamanë e tij, por me rëndësi për të është të keni tërheqje fizike dhe mendore. Një mashkull xhentil nuk ankohet pse gruaja e tij nuk ka gatuar, por ai përpiqet vet t’i bëjë gjërat.
 
6. Ju bën njeriun kryesor në jetën e tij
Nëse ai nuk do kishte kohë dhe interes për ju nuk do ju bënte pjesë e jetës së tij. Ky mashkull, nëse vendos të jeni pjesë e jetës së tij, ju bën parësore në të. Ai ju bën të ndiheni personi më i rëndësishëm.
 
7. Ai ka vetkontroll
Një mashkull kavalier, nuk ju transmeton kurrë ndjenjën e pasiurisë. Ai ju përcjell  besim dhe ngrohtësi. Vetkontrolli i tij është një ndër gjërat më të mrekullueshme që një femër ka nevojë.
 
8. Ai është falenderues
Ai e shikon botën të mrekullushme dhe në shumicën e rasteve është falenderues për gjërat që ka. Duke qëndruar me këtë mashkull, vetëm lumturi do keni, pasi nuk i shikon gjërat me negativitet.
 
Article Logic
Execution time: 0.0035419464111328