INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
71 raste me CORONAVIRUS në 24 orët e fundit në Shqipëri! Një tjetër pacient ndërron jetë

71 raste me CORONAVIRUS në 24 orët e fundit në Shqipëri! Një tjetër pacient ndërron jetë

Publikuar më: 15:08 21-06-2020

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 327 testime dhe janë konfirmuar 71 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se një 62-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën për shkak të virusit.

"Vijon të ketë shtrime të reja te qytetarëve që kanë nevojë për trajtim spitalor si pasojë e COVID-19. Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 78 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar.

Në 24 orët e fundit një humbje jete është shënuar në spitalin infektiv. Një 62 vjeçar nga Tirana i shtruar në gjendje të rëndë, i intubuar, nuk arriti dot të mbijetojë me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor të spitalit infektiv. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerit.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 327 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 nga të cilat janë konfirmuar 71 raste pozitive, kryesisht raste të reja ne proces hetimi si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 31 të prekur në Tiranë, 12 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Krujë dhe Vlorë, 4 në Pogradec, 3 në Durrës, 2 në Kamëz, dhe nga 1 rast në në Mirditë, Lezhë, Kukës.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar në 1134 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë janë aktualisht 784 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel të gjithë qytetarëve për të ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, për të ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, mbani maskat kudo ku nuk respektohet dot distanca”, bën me dije Ministria e Shëndetësisë.

COVID-19 – Statistika (21 Qershor 2020)

Testime totale 23453

Raste pozitive 1962

Raste të shëruara 1134

Raste Aktive 784

Humbje jete 44 (Qarku Tiranë 24, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 361

Durrës 151

Shkodër 127

Vlorë 54

Fier 37

Korçë 17

Lezhë 16

Elbasan 10

Kukës 8

Gjirokastër 2

Berat 1

Article Logic
Execution time: 0.0037569999694824