INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
7 vite e lidhur me biznesmenin? Flet aktorja shqiptare: 'Biznesi nuk është…'

7 vite e lidhur me biznesmenin? Flet aktorja shqiptare: 'Biznesi nuk është…'

Publikuar më: 22:42 22-07-2018


Ajo është ndër aktoret më bukuroshe në Shqipëri. Bëhet fjalë për Laura Nezhën, jeta private e së cilës ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Shpesh ajo është përfolur se është në një marrëdhënie me një biznesmen, por e ftuar në emisionin “BOOM” Laura ka rrëfyer më shumë për marrëdhënien e saj.

Bukuroshja ka treguar se ka 7 vite me biznesmenin, identitetin e të cilit nuk do ta bëjë të ditur dhe se biznesin që ka hapur së fundmi e kanë së bashku.

“Jemi bashkë 7 vite. Biznesi nuk është i imi. Është biznesi i jonë, jemi iniciatorë të kësaj. Nuk dola dhe bëra biznes nga asgjëja” u shpreh Laura.

Sakaq, ka rrëfyer dhe se si u njohën.

“Nga një miqësi e përbashkët. Nisi si shoqëri në fillim, pastaj mori rrjedhën e vet, as ne vetë nuk e kuptuam”.

Article Logic
Execution time: 0.0034699440002441