INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
7 tipat e njerëzve me të cilët duhet të presësh lidhjet gjatë Vitit të Ri

7 tipat e njerëzve me të cilët duhet të presësh lidhjet gjatë Vitit të Ri

Publikuar më: 00:59 07-12-2016

Viti i Ri ka të bëjë me zgjedhjet e reja dhe gjetjes së një versioni më të mirë për veten.

Me gjithë dramën që përcjellin këngë apo meme të shumta ku ankohen  se sa i tmerrshëm ishte viti 2016, vjen një lajm i mirë ku ju tregon se si mund ta bëni 2017-ën një vit më të mirë.

Miqtë, familjarët, kolegët do të jenë sërish pjesë e jetës suaj edhe vitin që vjen. Megjithatë disa njerëz thjesht nuk duhet të vazhdojnë të jenë në jetën tuaj as edhe për një minutë.

Kështu, në mënyrë që ta bëni vitin e ri më pozitiv, kushtojini vëmëndje këtyre shtatë lloj personave të cilët duhet t’i keni larg në vitin 2017.

1.       Miq të tipit “Do të dal me ty vetëm nëse nuk kam një alternativë më të mirë”

Nëse keni planet më të mira për natën, atëherë ata do të bëhen miqtë tuaj më të mirë. Por, nëse iu del ndonjë opsion më i mirë, nuk e kanë problem të zhduken nga ju sapo hap dhe mbyll sytë. Të tillë persona janë shumë të pasjellshëm, egositë dhe nuk e meritojnë të jenë pjesë e jetës suaj edhe vitin që vjen.

2. Mbivlerësimi për dikë

Shpresojmë që jo të gjithëve ju duhet të merren me këtë problem. Ndoshta e gjithë familja dhe miqtë tuaj e urrejnë këtë person . Ndoshta kjo është thjeshtë një luftë e juaja e vazhdueshme me veten, por kjo nuk do të thotë që jeni njerëz të këqinj. Thjesht nuk mund të jeni mirë bashkë. Kërkoni pak kohë për të reflektuar dhe në vitin e ardhshëm (2017) do të jeni më të qartë për të vendosur nëse ai person vërtet ia vlen dhe e meriton vlerësimin tuaj.

3. Mashkulli që mendon e gjithçka vërtitet rreth tij

Është tipi i mashkullit të cilit ju mund t’i dërgoni një mesazh në lidhje me një problem matematike, ndërsa ai e interpreton këtë si një mënyrë tuajen për të flirtuar me të. Një mashkull i tillë ka një ego të ekzagjeruar ndaj bëni mirë  të ecni në drejtim të kundërt me tipa si ky. Ky tip mashkulli është personi më I mërzitshëm në listë.

4.Miku që ju fut gjithnjë në telashe

Ndodh që të keni një mik ku  pavarësisht rrethanave, gjithnjë përfundoni në një situatë të sikletshme kur ai është me ju. Ata mund të jenë miq të mirë dhe ndoshta ju mund të vazhdoni të ruani miqësi me këtë person. Por kini parasysh që të ta distanconi veten nga situatat e sikletshme.

5.Personat tip Debbie Downer

Personat tip Debbie Doëners janë llojet e njerëzve që gjithmonë kanë diçka për t'u ankuar. Ata  janë gjithmonë duke qarë dhe kurrë të kënaqur me mënyrën se si po shkon jeta e tyre.Ata gjithashtu janë gjithmonë duke folur në veshin tuaj se si cdo gjë që ata bëjnë, shkon keq. Shoqërimi me këta persona ju bën që ta prishni cdo aktivitet që bëni me ta për shkak të ankimimit të tyre të pandërprerë. Kjo “vret” disponimin tuaj dhe ju bën negativë. Pra, qëndroni larg tyre dhe bëhuni më shumë pozitivë.

6.Përfituesi

Përfituesi është tipi Iipersonit që kujtohet t’ju flasë vetëm kur ka nevojë për dicka. Ky është lloji i mikut që kur juve ju duhet dicka, ata janë gjithmonë të zënë.  Ndërsa kur kanë nevojë, nuk ngurrojnë edhe t’iu bezdisin për t’iu kërkuar ndere.  Ndaj,qëndroni larg këtyre personave.

7. Personi  që mendon se është më i mirë se ju

Cdokush që mendon se është më i mirë se ju, nuk e meriton të vazhdojë të jetë pjesë e jetës suaj. Ky lloj miku ka një ndikim negativ në psikikën tuaj ndaj qëndrojuni larg.

Article Logic
Execution time: 0.003953218460083