INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
7 shtete në një operacion me 42 të arrestuar, sekuestrohet në Shqipëri pasuria 1.3 milionë euro [VIDEO]

7 shtete në një operacion me 42 të arrestuar, sekuestrohet në Shqipëri pasuria 1.3 milionë euro [VIDEO]

Publikuar më: 17:29 26-06-2019

Policia e shtetit regjistron një tjetër pjesëmarrje në operacione ndërkombëtare. Së fundmi është shënuar një operacion antidrogë i koduar “Goldfinger”, në të cilin mori pjesë Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Ky operacion i koordinuar nga EUROPOL dhe i drejtuar nga autoritetet e hetimit në Danimarkë u zhvillua njëkohësisht në Danimarkë, Suedi, Gjermani, Belgjikë, Holandë, Slloveni dhe Shqipëri.

Në koordinim të plotë me EUROPOL, autoritet e hetimit të Danimarkës, ato të Suedisë, Gjermanisë, Holandës, Belgjikës, Sllovenisë dhe Shqipërisë, realizuan goditjen në një kohë, të këtij grupi kriminal.

Është dokumentuar se ky grup kriminal ka trafikuar mbi 1 650 kg kokainë dhe heroinë brenda vendeve të BE-së.

Si rezultat i operacionit u arrestuan mbi 42 persona në të gjitha vendet ku ishte shtrirë ky hetim. U sekuestruan 40 kg kokainë, u kontrolluan me dhjetëra ambiente, u sekuestruan mbi 600 mijë euro, arme zjarri, granata, disa automjete dhe objekte te ndryshme, etj.

Në Shqipëri gjatë fazës operacionale mëngjesin e sotëm në Shkodër, u bë arrestimi i shtetasit A. B., 51 vjeç, banues në Shkodër, me rol aktiv (kryetar i grupit kriminal), për veprat penale: “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,

“Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

U shpall në kërkim një shtetas tjetër, por për arsye hetimi, nuk bëhen të ditura gjeneralitetet. U sekuestruan në Shqipëri rreth 200 mijë euro, 10 milion lekë, 7 automjete, 1 biznes me vlerë investimi mbi 1 milion euro.

Article Logic
Execution time: 0.0035078525543213