INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
7 Gjërat e pakëndshme që ju ndodhin në stinën e verës

7 Gjërat e pakëndshme që ju ndodhin në stinën e verës

Publikuar më: 14:23 05-08-2016
Njerëzit nuk e dinë me saktësi, se cila është stina që duan më shumë.
Kur është vapë thoni se nuk e duroni dot, ndërsa kur është dimër nuk duroni dot të ftohtin. Ja disa arsye pse stina e verës nuk është edhe aq e këndshme:
 
1. Alergjitë
Në stinën e verës, njerëzit  preken më shumë nga alergjitë, të cilat ndikojnë keq në shëndet. Kjo gjë i detyron të mjekohen dhe most ë dalin shpesh jashtë.
 
2. Insektet e dëmshme
Grerëzat janë më të shumta në verë dhe rritet mundësia për t’ju pickuar. Ka njerëz që reagojnë shumë keq, nga ky pickim, duke ja rrezikuar edhe jetën.
 
3. Djegia nga dielli
Secili prej jush ka lëkurë të ndryshme, por një pakujdesi e vogël, do bëjë që të digjeni nga dielli. Nëse nuk i kushtoni rëndësi, orëve që qëndroni në diell, apo kremrave kundër diellit, do përfundoni me lëkurë të djegur.
 
4. Nuk dini çfarë të bëni në shtëpi
Të rrish në shtëpi gjatë verës, është e mërzitshme. Nëse nuk keni ku të shkoni me pushime, ju kufizoheni duke mos bërë diçka. Ju mungon, dimri kur mbylleshit në dhomën tuaj duke parë filma.
 
5. Të gjithë po shkojnë me pushime
Do ishte shumë mirë që jut ë kishit 3 muaj pushime në verë, por kjo është e pamundur. Kur kolegët e punës janë në plazh, ju bëheni shumë keq dhe nuk keni fare dëshirë të punoni. 
 
6. Nuk flini rehat
Nga temperaturat e larta, keni vështirësi për të fjetur. Përdorni metoda të ndryshme, por sërish ju mundon ky lloj gjumi i parehatshëm.
 
7. Transporti publik
Personat që nuk përdorin makinën për të lëvizur, e ndjejnë më shumë sikletin që sjell vapa. Do qëndroni pranë personave, të cilët edhe mund të djersisin më shumë. 
 
Article Logic
Execution time: 0.003680944442749